Makina e presidentit Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident rrugor në Kiev.
Sipas zëdhënësit të tij Serhiy Nikiforov, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është lënduar rëndë.
Mjekët që shoqëronin Zelenskyy i dhanë ndihmë urgjente atij dhe shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë.
“Në Kiev, një makinë u përplas me makinën e presidentit të Ukrainës dhe automjetet e rrethit të tij. Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit i dhanë ndihmën e parë drejtuesit të makinës dhe e dërguan në ambulancë. Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u konstatua asnjë lëndim serioz. Policia po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti”, tha ai në postimin e tij në Facebook.