Kryetari i PD-së, Sali Berisha e “shiti” sot Lulzim Bashën për financimin e partisë nga Rusia. Ish-kryeministri tha se dosjen ia çoi në zyrë ish-ambasadori i SHBA-së, Donald Lu në 2018, por fillimisht nuk e besoi.
Më pas Berisha tregon si ndryshoi qëndrimi i tij për Bashën dhe cfarë i tha ky i fundit. Sali Berisha kërkoi rihapjen e dosjes për Bashën.
“PD ka qenë kundër interesave ruse anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Lidhur me aferën Basha. Në 2018 ambasadori i SHBA-së, Donald Lu më solli një dosje me një artikull të gazetës “Mother Jones” të financimit me para ruse të Nick Muzin, që të lobojë për Bashën dhe PD-në.
Në dosje, përveç artikulli dhe një letë që tregonte se Muzin ishte i regjistruar si lobist i Bashës nuk kishte asnjë dokument tjetër. Basha i pyetur nga unë se si është e vërteta, më tha se paratë e paguara për Muzin janë të mbledhura në përputhje me rrugullat në diasporën shqiptare.
Dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë. Unë kam besuar variantin e Bashës. Më vonë jam vendosur në dijeni se Basha mbahej peng me këtë dosje dhe se u mbyll me ndërhyrje të Agaçit. Më vonë jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe se nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë.
Pas kësaj vetëkuptohet, se burimi i parave mund të ishte rus, sikur kishte shkruar gazeta. Në 14 prill të 2022-shit, kam denoncuar financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes ruse nga Edi Rama.
Fondet që Biniata ka dërgar te Nik Muzin, dhe një pjesë e fondeve që Basha ka bërë nuk kanë kaluar nga arka e PD-së. Përgjegjësia nuk është e PD-së, por e Bashës” tha Berisha.