-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DEA amerikane mbërrin në Shqipëri, kush është në “shënjestër”?

Kryesoret

Një ekip i DEA-s amerikane ka mbërritur këtë të premte në Shqipëri.

Ekipi i DEA-s është pritur nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, që vjen në vendin tonë si mbështetje e SPAK.

“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), Brendan Leddy. Yuri Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA në Shqipëri.

Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për të forcuar partneritetin në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e kapaciteteve në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, shkroi ambasada amerikane në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit