-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa kthehet në tragjedi, shqiptari vret patriotin e tij dhe plagos një tjetër

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Milanos, Turbigo, ku një sherr që ka ndodhur gjatë një festë ka përfunduar në tragjedi.

Një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të bashkatdhetarëve të tij.

Si pasojë gjatë të shtënave, një-23 vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë nga karabinierët.

Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili nuk ndalonte së qëlluari, ku një plumb qorr goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide. 

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano. 

Sulmuesi, i cili u rrah nga pjesëmarrësit në festë, u bllokua nga karabinierët dhe më pas u arrestua.

Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit