-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama presion SPAK-ut për Berishën: S’e shihni këtë non gratën?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i kërkoi edhe njëherë sot drejtësisë që të reagojë për çështjen e non gratës së Sali Berishës. Ai tha se prokuroria dhe drejtësia nuk e kanë parë korrupsionin.

“Një forcë politike “non grata” komplet. Korrupsion masiv që drejtësia dhe prokuroria nuk e ka parë për kaq shumë vite” tha ai.

Me Sali Berishën konfirmoi se nuk do të bashkëpunojë. “Mbështjella rreth thelbit të asaj bërthame i bën pjesë e një realiteti që për ne është i papranueshëm.

Dhe ne me atë realitet nuk do të ketë asnjë bashkëpunim dhe dialog. Sikur nuk ka as nga aleati ynë strategjik dhe as nga të tjerët”.

Një përgjigje e kishte për Sali Berishën që deri dje mbrojti Bashën për financimet ruse.

“Pse nuk shkoni të pyesni mbrapa atje kur thonë na kanë marrë atë kompjuterin, pse nuk i thoni ju.

Po ore, po ti i ke dalë për zot kësaj pune, mban përgjegjësi? Apo kur dua unë ti je i virgjër dhe kur nuk dua unë ti je i përdalë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit