-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

13 emigrantë në makinë, policia i vë prangat të riut në Rrëshen (EMRI)

Kryesoret

Riza Kurtaj, 26-vjeçari nga Kosova është arrestuar nga policia e shtetit këtë të diel.

Ai është kapur në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Kurtaj u kap në aksin Rrëshen-Thirrë.

“Në aksin rrugor “Rrëshen – Thirrë”, në zonën e fshatit Ndërfushas, Mirditë, shërbimet e Policisë Mirditë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. K., 26 vjeç, banues në Kosovë, në të cilin, gjatë kontrollit, janë gjetur 13 emigrantë nga vendet MENA, disa prej tyre të mitur, të cilët, 26-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës.

Në vijim të veprimeve shtetasi R. K. është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit“, ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit