Ibrahim Potka, 22-vjeçari është arrestuar pasi lokalin ai e kishte kthyer në një ambient për trafikimin e lëndëve narkotike.
Atij iu gjetën 4 doza me kokainë, po ashtu dhe një personi tjetër. Po ashtu është arrestuar një një 36-vjeçar me iniciale I.Z nga fshati Dërsnikiu, i cili kishte lëndë narkotike.
Materialet në ngarkim të të arrestuarit dhe dy personave të vënë nën hetim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.