-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet një motoçikletë e djegur në Shkodër, autorët në kërkim

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit, Erjon Xhenje mbrëmjen e kësaj të diele (18 shtator).  Sipas bluve, krimi ka ndodhur në ambientet e një lokali, në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë në lagjen “Guerrile” është gjetur një motoçikletë e djegur dhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se autorët kanë kryer krimin.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

NJOFTIMI

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit