Një 31-vjeçar është arrestuar nga polica e Tiranës, ditën e sotme pasi iu gjetën në banesë kokainë, pistoletë dhe disa municione luftarake.
Atij i janë gjetur 35 doza kokainë gati për shpërndarje, 3 pistoleta dhe disa fishekë.
I arrestuari është Klaudio Malaj.
Njoftimi i policia e shtetit
Shërbimet e Policisë, në rrugën “Kokonizi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kokainë, 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. M., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës.