“Nuk kemi asnjë kallëzim dhe as njoftim lidhur me këtë denoncim. Po e monitorojmë”.
Kështu deklaron policia e shtetit e pyetur në lidhje me paralajmërimin që bëri deputetja Marjana Koçeku për Bajrajt në Shkodër.
Koçeku lë të kuptohet se është kërcënuar dhe mesazhi ishte tepër i qartë por deri tani sipas policisë nuk ka pasur asnjë denoncim.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi ajo.
Deputetja Marjana Koçeku braktisi Partinë Socialiste duke dalë e pavarur, veprim ky që ka ngjallur shumë debate në radhët e socialistëve që i kanë kërkuar të dorëzojë mandatin.
Marjana Koçeku: Nëse Bajrajt më prekin familjen do ju shkatërroj!









