Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ishte një ndër emrat që përfshiheshin në dokumentin e publikuar nga hakerët, në të cilin thuhet se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e disa figurave politike në Kosovë (kryeministrit Albin Kurti, Ismet Haxhës dhe atij vetë).
Halili tha s e ka pasur dijeni për këtë, dhe se nuk është e vetmja herë që ai është tentuar të vritet.
Ai ka thënë se gjëra të tilla, si atentatet, kanë qenë mjaft të zakonshme për të që nga viti 1985.
“Unë kam pas paralajmërime, më kanë lajmëru edhe policia. U kanë një kohë kur më kanë ruajt, unë i kam këto të përhershme që nga viti 85, i kam kështu të rregullta. Më kanë tregu që është diçka por skam pas (mbrojtje). Ndoshta në distancë e që se kam ditë. Rreth 3 vjet më herët më kanë ruajt 6 muaj kam pas mbrojtje të afërt të policisë, shtëpi, punë, rrugë kudo që kam lëvizë,”- tha Haliti.
I pyetur nëse është informuar rreth arsyes së mundshme rreth vrasjes së tij, ai tha “nuk e di, ata e dinë”.