-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Specialja dorëzon një listë të ndryshuar të provave për ish-krerët e UÇK-së

Kryesoret

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një listë të ndryshuar të provave në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në shkresën drejtuar gjyqtarit paraprak, thuhet se në bazë të vendimit dhe Rregullit 95 (4) të Rregullores, Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqet një listë të ndryshuar të provave, duke përfshirë materialin shtesë të krijuar gjatë gjykimit në rastin KSC-BC-2020-05, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kjo dosje është konfidenciale, Aneksi 1 është rreptësisht konfidencial dhe ex parte, dhe Shtojca 2 është konfidenciale në përputhje me Rregullën 82 (4). ZPS nuk kundërshton riklasifikimin publik të kësaj dosjeje, por Anekset 1 dhe 2 duhet të ruajnë klasifikimet e tyre përkatëse”, thuhet në këtë shkresë.

Për çka po akuzohen Thaçi dhe të tjerët?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Më 10 maj, Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit