-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amerika nis blindimin e Shqipërisë

Kryesoret

Nga rreth një miliard dollarë ndihmë ushtarake që Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi për 17 vende evropiane, 23 milionë do të shkojnë në Mal të Zi për forcimin e sektorit të mbrojtjes.

Më 8 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, prezantoi një ndihmë të re prej 2.2 miliardë dollarësh, por përveç Ukrainës, ajo do t’u ndahet edhe 17 vendeve të tjera.

Ukraina, përmes këtij programi, i njohur si “Foreign Military Financing”, do të marrë një miliard dollarë, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet midis vendeve të tjera.

“[Ato do të] përfshijnë shumë nga aleatët tanë të NATO-s, si dhe partnerë të tjerë rajonalë të sigurisë, që janë në rrezik potencial nga agresioni i ardhshëm rus”, tha Blinken nëpërmjet një deklarate.

Reuters, më vonë, transmetoi deklaratën e një zyrtari të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili tha se pjesa tjetër e parave do të ndahej midis Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

E njëjta gjë u konfirmua një ditë më vonë në Twitter nga misioni amerikan në NATO./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit