Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndodhet në arrati ku ka kërkuar azil pas dënimit në Shqipëri me 2 vjet burg dhe 5 vite jashtë cdo funksioni publik.
Në momentin e shpalljes në kërkim, policia e shtetit i ka kërkuar ndihmë edhe FBI-së për ta gjurmuar. Bëhet fjalë për shkëmbime të një viti më parë mes institucioneve.
Bashkëpunimi i policisë shqiptare me FBI zbulohet nga komunikimet me e-mailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano, të cilat rrjedhën në rrjet një ditë më parë.
