Komisioni i Ligjeve ka votuar sot në parim propozimin e kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për hapjen e dosjeve nga ’44 deri në ’91.
Propozimi u kundërshtua vetëm nga Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho e Partisë së Ilir Metës dhe Fatmir Mediu. Pjesa tjetër e deputetëve të PD-së dhe PS kanë bashkuar votat duke e kaluar në parim.
Në mbledhjen tjetër do të diskutohet nen për nen. PS u shpreh pro hapjes por me një kusht, që kur cenohet siguria kombëtare të mos publikohen.