-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni Europian apel shteteve të BE-së: Të hiqen vizat për Kosovën

Kryesoret

Kosova ende i përmbush standardet për të përfituar nga liberalizimi i vizave.

Është ky qëndrimi që do të mbajë Komisioni Evropian në progres-raportin për vitin 2022, qëndrim që e ka konfirmuar Anitta Hipper, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Migracionin dhe Sigurinë e Brendshme.

“Komisioni konfirmoi në korrik 2018 se Kosova i përmbushi të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Vlerësimi ynë qëndron ende”, shprehet Hipper në deklaratën e bërë nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel për portalet dtt-net.com me seli në Bruksel dhe lideri.mk me seli në Shkup.

Hipper rikujton se pas votimit të favorshëm të Parlamentit Evropian në vitin 2019, tani i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara këtë çështje.

“Ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë me heqjen e vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ne ofrojmë rregullisht një pasqyrë të performancës së Kosovës në fusha të ndryshme relevante për standardet përmes raporteve të vendeve të zgjerimit. Një pasqyrë e përditësuar është ofruar më 19 tetor 2021, e cila tregon se Kosova ende i përmbush standardet. Për të mbështetur vendimmarrjen e shteteve anëtare, ne do të prezantojmë këtë vit raportin tonë të zgjerimit 2022 të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave”, shton zëdhënësja Hipper./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit