-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë normalizohen me njohje të ndërsjellë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten jonormale.

Ato duhet të normalizohen përmes njohjes të ndërsjellë, ndërsa refuzoi të komentojë dokumentet siç tha, pa autorë, lidhur me mënyrën se si mund të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Gjatë fundjavës mediet lokale transmetuan një shkrim të gazetës në internet Albanian Post që pohonte se ka parë një dokument të hartuar nga Franca dhe Gjermania lidhur me një “kuadër të ri” të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa njohje të ndërsjellë por me pranim të realitetit në Kosovë.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, mirëpo unë besoj që nuk është as e dobishme as e drejtë që unë t’i komentoj ato dokumente të cilat nuk kanë autor por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. / REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit