-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FMN i kërkon qeverisë të mbrojë shtresat e varfra nga rritja e çmimeve

Kryesoret

Në përfundim të vizitës së tij të parë në Shqipëri, Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Bo Li u shpreh se gjatë takimeve të tij zyrtare u kërkoi drejtuesve të institucioneve ekonomike të mbrojnë të varfrit nga kriza e rritjes së çmimeve nëpërmjet mbështetjes së përkohshme fiskale.

“Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm.

Ekziston nevoja për të mbrojtur të pambrojturit nga rritja e kostove të jetesës nëpërmjet mbështetjes fiskale të përkohshme dhe të shënjestruar mirë.

Ai u shpreh gjithashtu se një pikë e rëndësishme e takimeve të tij me Guvernatorin Sejko dhe ministren Ibrahimaj ishte nxitja e potencialit të rritjes së Shqipërisë dhe konvergjenca e të ardhurave me BE-në.
“Ne diskutuam gjithashtu politikat për të nxitur potencialin e rritjes së Shqipërisë dhe konvergjencën e të ardhurave me BE-në dhe u kërkova autoriteteve të vazhdojnë me finalizimin dhe zbatimin e një Strategjie të shëndoshë Afatmesme të të Ardhurave, tha ai.

Zëvendësdrejtori i FMN-së Li, vlerësoi stabilitetin e konsiderueshëm të Shqipërisë përballë sfidave të shumta të viteve të fundit, që sipas tij vjen nga reagimi i shpejtë i autoriteteve.. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit