-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, në pranga i riu në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka goditur nje rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së drograve të forta e llojit kokainë.

Operacioni është finalizuar nga komisariati nr.6.

Në sajë të ketij operacioni është vënë ne pranga një i ri, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Burime bejne me dije se i riu shfrytëzonte për prostitucion vajza dhe  i paguante ato me para false, ku në disa raste ka përdorur paund fals.

Por nuk mungonin rastet kur vajzat e shfrytëzuar paguheshin edhe me doza kokaine.

Policia pas marrjes së informacionit për këtë aktivitet të paligjshëm ndërmori operacionin, ku në banesën e këtij shtetasi që ndodhet në zonën e Kombinatit u ndaluan i riu, vajza që shfrytëzohej për prostitucion, dhe një shtetas tjetër që shpërndante kokainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit