Bajram Çekorja është shpallur në kërkim nga polica e shtetit për vrasjen e Erjon Xhenjes 19 vjeç.
Ismet Çekorja, babai i Bajramit u vra në mes të ditës në Shkodër dhe para vrasjes, ai akuzoi disa banda në Shkodër dhe krimet e tyre.
Policia ka njoftuar se kamerat e sigurisë kanë evidentuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë.
Ngjarjet e 25 gushtit dhe vrasja e Çekores
Policia e Shkodrës ka lënë të lirë, Alban Bruçin dhe të atin e ti, si dhe ka rrëzuar dyshimet se ata mund të kenë gisht për vrasjen e Ismet Çekores.
Ngjarja e 25 gushtit do të hapte një sagë të re atentesh në Shkodër. Atë mbrëmje, Alban Bruci u qëllua me 19 plumba nga djali i Ismetit, Bajram Çekorja. Bruçi arriti të shpëtonte dhe dëshmoi në polici për ngjarjen e rëndë.
Kjo ngjarja, dyshohet të ishte dhe shkaku për vrasjen e ndodhur këtë të premte, 2 shtator, po dyshimet u rrëzuan nga policia.
Policia dyshon se janë dy ngjarje të tjera, të cilat mund të jenë bërë shkak për hakmarrje. Bajram Çekorja është një emër i njohur për policinë, pasi është ndaluar dy herë nga blutë e Shkodrës në vitin 2016 dhe 2019.