-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje apo inskenim? Rama flet për Martinajn: Vendi nuk mund të jetojë në Big Brother…

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është shprehur se arsyeja kryesore përse kanë shkarkuar Gledis Nanon, ishte sepse Policia gjatë drejtimit të tij nuk kishte asnjë përgjigje se çfarë po ndodhte me fatin e një prej personazheve më të njohur në botën e krimit, Ervis Martinaj.

“Ku është Ervis Martinaj? E theksova, se kjo ishte ndoshta dhe arsyeja kryesore që ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë një hap pas, se është e papranueshme që vendi të jetoj në një ‘Big Brother’ të kronikës së zezë,  me spekulant që hedhin versionesh dhe me median që ushqen këtë telenovelë. Shpresoj dhe besoj që shumë shpejti policia duhet të dalë me versionin zyrtar. Policia ka shumë më tepër se ca kanë të tjerët, po duhet të kenë qartësi kur bën komunikim zyrtar”, tha Rama.

Në një intervistë në “Opinion”, ai u shpreh se për këtë ngjarje është informuar nga policia që e ka një version, por do duhet të ketë prova të qarta dhe një version zyrtar.

“Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit. Problemi është që duhet të ketë një version që bazohet në prova, policia ka më shumë se çfarë se kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur e bën një qartësi kur e bën një version zyrtar. Uroj që ta ketë shpejt një version sepse nuk mund të kohë pafundësisht”, tha Rama.

Zhdukja e tij, për Ramën nuk ka asnjë lidhje me lojërat e fatit. Kjo pasi sipas tij nuk ka një rikthim të lojërave të fatit, por vetëm basteve online.

“Halucinante dhe kriminale, sepse çështja e lojërave të fatit është shumë e qartë, s’ka lidhje me konspiracionit, nuk ka shans që të rikthehet lojërat e fatit, ne kemi një problem të vetëm që ka të bëj me bastet sportive online”, u shpreh kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit