-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jeni fëlliqësira”! “Dosjet” kërcënojnë Metën: Po na fyen, e di ligjin?

Kryesoret

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas akuzave që lëshoi kundër këtij institucioni, ish-presidenti Ilir Meta që i quajti anëtarët “fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama”.

Jo pa qëllim, nisur edhe nga dosja që sipas tyre zbuluan për të kaluarën e kreut të Partisë së Lirisë, Autoriteti i drejtohet ish-Presidentit me mbiemrin “Metaj”. Për fyerjet, Autoriteti i kujton kryetarit të PL-së Kodin Penal dhe gjobën.

“Në mënyrë të përsëritur konstatojmë me keqardhje, se gjuha e përdorur nga ana e z. Ilir Metaj është fyese dhe cenon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit.

Është e drejtë e çdo individi të shprehë lirisht mendimet e tij, por nga ana tjetër kjo liri e shprehjes kufizohet nga etika në funksion të mbrojtjes së moralit dhe dinjitetit të personave kundrejt të cilëve drejtohet.

Fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, neni 119, paragrafi 2, i cili parashikon se: ‘Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë”.

Autoriteti shpreh keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike, vijnë nga ish-zyrtarë në funksionet më të larta shtetërore dhe synojnë intimidimin e trupës kolegjiale gjatë zbatimit të detyrës për informimin e publikut me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit, duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim” thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit