-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak pas takimit me Osmanin: Biseduam për dialogun Kosovë-Serbi 

Kryesoret

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në kuadër të sesonit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ai ka publikuar një status në Twitter, ku thekson se po punohet për arritjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Osmani ka vazhduar diskutimin se si të çohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.

“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak.

Ndryshe, përveç me Lajçak, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Neë York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar edhe zyrtarë të tjerë.

Gjatë pritjes së mbrëmshme, të organizuar nga presidenti Biden, presidentja Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit.

Dialogu

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të përfundonte me sukses tash e një kohë.

Kur ka nisur mandatin Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për këtë dialog më 2020, ai ka thënë me besim të plotë se synon të arrijë marrëveshje përfundimtare brenda muajve, jo viteve.

Ai me raste ka qenë edhe më optimist, duke thënë se palët duhet të ulen për të biseduar së bashku për një javë dhe të merren vesh për të gjitha hollësitë.

Megjithatë ja ku jemi. Bisedimet kanë shënuar pak përparim më 2021.

Kjo për fajin e një dështimi të jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian që nuk ka arritur ta menaxhojë këtë situatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit