Ditën e sotme janë arrestuar katër punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit dyshohet se kanë abuzuar me tenderin për plehrat kimike.
Të arrestuarit janë;
Ali Rasha 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë;
– T. B., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë;
– R. S., 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë;
– A. M., 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet në pronësi të Rashës dhe 5 aparate celulare. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.