-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO: Nuk e përjashtojmë mundësinë e tensioneve Kosovë-Serbi

Kryesoret

Krerë të lartë të forcave paqeruajtëse të NATO-s nuk e përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave me targa serbe më 31 tetor.

Sipas krerëve të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht  në veri është e qetë, por e brishtë.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, ka thënë se KFOR-i mund ta rrisë numrin e forcave rezervë në rast të eskalimit të situatës.

Për këtë kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, thotë se situata mund të tensionohet dhe për këtë KFOR-i ka marrë të gjitha masat e duhura.

”Ne kemi problem direkt me Serbinë. Jemi në negociata dhe situata qysh tani është e tensionuar. Situata mund të keqësohet dhe KFOR-i normalisht që i merr të gjitha masat e veta”, thotë Berisha.

“Situata edhe mund të tensionohet edhe pse veç është e tensionuar. Përndryshe shtetet e tjera të Evropës, kanë tension dhe janë të vetëdijshëm për rrezikun, andaj duhet të jemi të vetëdijshëm edhe ne”./RTK

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit