-sidi education-spot_img
17.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama për Zvërnecin: Pjesa private vendoset nga pronarët, jo nga qeveria apo protestuesit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Zvërnec, ku qytetarët dhe grupet e interesit kanë protestuar për planet e investimeve të huaja, duke akuzuar për “grabitje të tokave” me dokumente të falsifikuara. Rama theksoi se pjesa më e madhe e zonës është pronë private dhe fati i saj vendoset nga pronarët, jo nga protestuesit apo qeveria.

“Nëse ju ktheheni në kohë kur ka dalë për herë të parë shprehja e interesit… pjesa e Zvërnecit është çështje private, pronarësh privatë,” u shpreh Rama.

“Pronarët privatë merren vesh privatisht. Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te pjesa private, këtë e vendosin pronarët, as protestuesit, as qeveritë.”

“Fakti që ka pasur hetim është tejet pozitiv për këdo që mund ta fitojë me gjykatë pronën. Hetimi nuk zhvillohet për kompaninë, nuk zhvillohet për investimin, për projektin, për zhvillimin atje. Hetimi ishte në proces dhe është në proces për një subjekt që ka shitur pronën,” shtoi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit