Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Zvërnecit për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me pronat dhe projektet në zonë. Gjatë bisedës, një qytetar i drejtua drejtpërdrejt kreut të qeverisë për tokën që i ka trashëguar nga i ati.
“Im atë ka luftuar për atë tokë për 25 vite, derisa ndërroi jetë, pastaj ma la trashëgim mua çështjen. Ajo është një tokë e trashëguar dembabadem. Mua më vrau, u duk e paragjykuar, u duk sikur ç’të pres unë tani nga gjykata. Më kanë sorrollatur 35 vite, 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që s’kemi vrarë e prerë s‘do të thotë që të mos intervistohemi e të mos kemi zë. Disa deklarata tuajat më kanë prekur.”
Rama iu përgjigj:
“Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kujdesshëm me fjalë. Kam thënë që prona është e kthyer denbabaden. Është kthyer shumë vite më parë, jo në këtë periudhë. Ligji funksionon që kthehen pronat e trashëguara. Nëse kthimi është i drejtë ose jo këtë nuk e vendos unë apo qeveria.”
/5pyetjet.al









