-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoku i ndërtesave do të kalojë në vlerësim të ri për riskun ndaj tërmeteve

Kryesoret

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 i cili pati pasoja të jashtëzakonshme me humbje jete dhe dëme materiale procesi i rindërtimit mori vëmendjen kryesore pavarësisht kritikave që kanë pasuar mbi transparencën dhe ecurinë.

Përpos ndërtimeve të reja një element i rindërtimit ishte edhe ai i përforcimit të ndërtesave me dëmtime më të lehta sipas klasifikimeve të bëra.

Qeveria pranon në një dokument se stoku i banesave ka nevojë për një vlerësim të ri risku në rast të ngjarjeve sizmike të ngjashme dhe evidenton si problematikë ndërtimet informale që janë ndërtuar pa zbatuar kriteret e nevojshme.

Në periudhën 2023-2027 dokumenti sjell në vëmendje se do të gjejë zbatim një projekt që do të bëjë pikërisht vlerësimin e riskut për stokun e banesave me një kosto rreth 8 milionë euro.

Referuar dokumentit janë disa prioritete që do të ketë projekti “Baza e të dhënave të vetive strukturore të ndërtesave” ku së pari përditësimin dhe korrigjimin e bazës së të dhënave për stokun e ndërtesave informale të ndërtuara pa marrë parasysh risqet natyrore (tërmete, rrëshqitje toke, përmbytje) si dhe ndërtesa të tjera (jo banesore) të vlerësuara si të riskuara nga tërmetet.

Së dyti do të bëhet rivlerësim/vlerësim periodik i sigurisë sizmike të objekteve publike me rëndësi strategjike, si diga, shkolla, konvikte, spitale, objekte të trashëgimisë historiko-kulturore etj., në mënyrë që siguria e këtyre objekteve të garantohet për periudha më të gjata (në qindra vjet).

Së treti rivlerësimi i sigurisë së digave (të mëdha) mbi 20 vjeçare, siguria e të cilave mund të jetë cenuar nga tërmeti i vitit 2019; kjo mund të përfshijë gjithashtu një rivlerësim të stokut të minierave të braktisura dhe të pa rehabilituara, të cenueshme nga aktivitetet sizmike.

Marrë nga: Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit