Ditën e djeshme Meksika është lëkundur sërish nga një tërmet me 6.9 shkallë të Rihterit.
Tërmeti ka frikësuar edhe yllin botëror me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila disa orë më herët kishte mbajtur një koncert në kryeqytetin meksikan.
Më pas në rrjetet sociale po qarkullon një video ku këngëtarja e tronditur shfaqet duke u larguar nga vendi i rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë.
Por ajo ç’ka ju ka rënë në sy fansave të këngëtares është fakti se një nga shoqëruesit e këngëtares identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.
Dhe kjo nuk hera e parë që dyshja shihen së bashku. Kjo ka nxitur dyshimet se ata janë në një lidhje.