-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Porta e Alpeve, paketë pa transparencë që mund të shfrytëzohet për 2027

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka shprehur shqetësimin e saj për paketën qeveritare “Porta e Alpeve”, duke e cilësuar atë si një iniciativë të paqartë dhe të motivuar politikisht.

Sipas saj, marrëveshja për një kredi prej 50 milionë eurosh mund të përdoret për shpërndarje fondesh gjatë vitit elektoral 2027, pa projekte konkrete dhe pa transparencë.

Postimi i Zhupës:

Parlamentit nuk i kërkohet të miratojë një projekt, por një kornizë të paqartë financimi, ku projektet nuk dihen dhe do të zgjidhen më vonë. Duket qartësisht një paketë prej 50 milionë eurosh që do të shërbejë, nga njëra anë, për të lehtësuar nevojat e klientëve të paketës së maleve dhe, nga ana tjetër, për të shpërndarë fonde në fushatën elektorale.
Viti 2027 është një vit elektoral. Kjo marrëveshje kredie, që ne duhet të miratojmë sot, do ta ketë shpërndarjen e fondeve pikërisht në kohën e fushatës elektorale 2027. Do të jenë si kontribute për të zgjedhur të preferuarit e partisë për të marrë projekte nga “Porta e Alpeve”. Është një marrje borxhi prej 50 milionë eurosh, pa destinacion, me qëllime elektorale, për përfitime dhe zhvatje, qoftë të pronës publike, qoftë për ndërtimin e mekanizmave që t’ju shërbejnë juve elektoralisht në vitin e ardhshëm.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit