-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre versione tronditëse dhe heshtja e varrit/ Kush e goditi në shenjë Ervis Martinajn?

Kryesoret

Politika e ka “tërhequr” Ervis Martinajn duke e kthyer në telenovelë me disa versione me akuza dhe kundër akuza.

Deri tani kemi tre versione për zhdukjen e biznesmenit të lojërave të fatit. Gazetarët e kronikës janë të ndarë mes krimit dhe inskenimit.

Duke njohur “mbretin” e lojërave të fatit, një pjesë mendojnë se është zhdukur për të humbur gjurmët, pasi iu vranë shokët dhe miqtë.

Pjesa tjetër mendojnë se është ekzekutuar. Në lojë u fut edhe politika. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se qëndron pas ngjarjes.

Ai flet për zhdukje të tij me qëllim. Sipas Berishës, zhdukja e biznesmenit ka lidhje me vendimin për rihapjen e lojërave të fatit, pas të cilave akuzon se qëndron “vëllai i kryeministrit, Olsi Rama”.

Por, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar haluçinante këto akuza. “Policia ka shumë më tepër se ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur del me një version zyrtar.

Shumë shpejt, uroj ta ketë shpejt” tha Edi Rama. Kush është versioni i saktë? Këtë duhet ta thotë policia, e cila deri tani ka heshtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit