Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në qytet.
Mobilizimi i policisë me kontrolle të shpeshta ndodh prej disa ditësh në qytetin bregdetar të Vlorës.
Mësohet se kryesisht po kryhen kontrolle për makinat me xhama të zinj dhe për persona që janë në kërkim apo lëvizin me armë zjarri.
Aksioni i policisë është ende në zhvillim e sipër, ndërsa nuk bëhen të ditura më shumë detaje.