Kryeministri Edi Rama ka takuar nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.
Ata kanë diskutuar për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike. Po ashtu dhe për portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare.
Rama nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se Ballkani i Hapur do të jetë një platformë paqeje dhe nevojë për përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.