Ditën e sotme rreth orës 15:00 në shtratin e lumit Vjosa në Përmet është gjetur pa shenja jete, i mbytur 65-vjeçari me inicialet N.K.
Ditën e sotme, bashkëshortja e tij kishte bërë njoftim se ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Policia thotë se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.