-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inflacioni godet familjet shqiptare

Kryesoret

Shqipëria vijon të përballet me vështirësi ekonomike që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë.

Kriza globale e ushqimeve dhe e furnizimit dhanë ndikimin e tyre, pasi aktiviteti prodhues në vend në një masë të gjerë varet nga importi i lëndëve të para.

Inflacioni në muajin gusht arriti në 8%, niveli më i lartë prej më shumë se dy dekadash dhe dy herë më i lartë se në muajin janar.

Ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve, sipas të dhënave të Instat e dha grupi i ushqimeve me 15% dhe ai i transportit dhe karburanteve me 20 dhe 24%.

Qeveria ka ndërhyrë dy herë gjatë vitit, në fillim me atë që u quajt paketa e rezistencës sociale dhe tani me anë të disa masave të tjera të shtrira në kohë.

Autoritetet thonë se deri në fund të vitit mbështetja financiare kap një shifër rreth 360 milionë euro, ku pjesën më të madhe me 230 milionë euro e mban subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike.

Por në një vend si Shqipëria ku të ardhurat për frymë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe Europë, efekti i krizës është i lartë. Disa qytetarë, pjesë e paketave mbështetëse të qeverisë, i thanë Zërit të Amerikës, se po përballen me vështirësi financiare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit