-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mike Pompeo mbërrin në Tajvan, mes tensionesh të shtuara

Kryesoret

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka zbritur në Tajvan, në një klimë shumë të tensionuar kohët e fundit mes Pekinit dhe Washingtonit, sa i përket vizitave të zyrtarëve ose ish-zyrtarëve amerikanë në ishullin që pretendohet si territor nga pala kineze.

Pompeo planifikon të marrë pjesë në një forum biznesi fillimisht, në Kaohsiung dhe më pas, ai pritet t’i drejtohet edhe Dhomës së Tregtisë në Tajvan, gjatë të mërkurës, ku do të zhvillojë takime me rëndësi të lartë me kompani në fushën e teknologjisë.

Nuk dihet ndërkaq nëse ish-kryediplomati amerikan do të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë të Tajvanit, por kjo shihet si diçka më pak e mundur, për shkak të natyrës së vizitës.

Tensionet mes Kinës dhe SHBA-ve u rritën së tepërmi kur kryekongresmenja amerikane, Nancy Pelosi, zhvilloi një vizitë në Taipei pa pëlqimin e Pekinit.

Këta të fundit, aktin e quajtën një provokim të hapur ndaj konceptit të “një Kine” dhe sfidë për përfshirje në çështjen e integritetit territorial të Tajvanit.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë me dije se në rast të një sulmi të mundshëm ose mësymje të Kinës në Tajvan, SHBA-të do të ndërhyjnë ushtarakisht për të zhbërë sulmin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit