-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Ndërkombëtarët do bënin mirë të shqetësoheshin për aferat korruptive

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Belin Këëliçi në një deklaratë për shtyp ka folur sërish për korrupsionin në bashki duke theksuar se heshtja e institucioneve të drejtësisë janë zgjatim i dhomës së kryeministrit.

Këlliçi u shpreh se partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për aferta korruptive.

Këlliçi:Brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Pohimi nëpërmjet heshtjes që po i bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij.

Partnerët ndërkombëtarë, do bënin mirë të shqetësoheshin e të flisnin një herë të vetme për aferat korruptive të shekullit, të kryera nga Erion Veliaj dhe grupi i tij i strukturuar kriminal 5D.

Duke nisur nga vjedhja e 130 milionë eurove në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, vjedhja e 60 milionë eurove përmes depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës dhe vjedhjen e të paktën 30 milionë eurove, përmes 45 tenderave të kryera nga shtabi i tij elektoral i 14 Majit 2023.

Gjej rastin sërish të ftoj qytetarët e Tiranës, ditën e martë, më datë 30 Prill, ora 16:30, përpara monumentit të korrupsionit më të madh në Evropë, për ta çliruar Tiranën një hërë e mirë nga ky model vjedhjeje tashmë të kthyer në sistem.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit