Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur në lidhje me protestat që duhet të organizoheshin në shtator.
Ai ka treguar se grupet janë gati dhe po presin vetëm mobilizim dhe besim nga baza për qytetarët. Berisha ka shtuar se duhet të fuqizohen dhe sindikatat pasi ato do të luajnë një rol të veçantë.
Kryedemokrati zbuloi se do të jenë bashkë me kreun e Partisë së Lirës për të organizuar këto protesta dhe greva.
“Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të zgjerohet me sindikata dhe me forca të tjera politike. Do të bashkëpunohet ngushtësisht me Partinë e Lirisë dhe çdo parti tjetër që është e vendosur të angazhohet për mbrojtje të interesave Shqiptarë.
Unë kam besim të madhe se nga kjo mbledhje të shpërndahemi në mbarë vendin,” u shpreh ai.