Në vitin e fundit janë disa efektivë policie të arrestuar për shkelje të ndryshme, por rasti më i bujshëm është Jeton Lami. Efekti i Operacionales u arrestua sepse dekonspironte aksionet e policisë për të shpëtuar “mbretin” e basteve nga arrestimi, Ervis Martinajn.
Referuar edhe denoncimit të vetë Gledis Nanos për dekonspirim dhe arratisjen e 14 të shumë kërkuarve, pyetja që shtrohet është se cilat janë arsyet që i shtyjnë policët për të dekonspiruar aksionet?
Arsyet kryesore mund të jenë keqtrajtimi që u bëhet duke filluar nga pagesa por shpërblimi për karrierën. Gazetari i njohur i kronikës Flamur Vezaj duke folur për “5pyetjet.al” bën një analizë të situatës dhe fenomenit të dekonspirimit.
“Prej kohësh zyrtarë të policisë janë përfshirë në borderotë e grupeve kriminale. Mos harrojmë, pas mbarimit të zgjedhjeve, ku grupe kriminale kanë kontribuar për fushata elektorale, ata kërkojnë që të emërojnë në pozicione drejtues të policisë njerëz të tyre.
Si zv/drejtor qarku, shefa komisariatesh apo sektor kyç të policisë që i duhet këtyre personazheve. E arsyeja e këtij shërbimi që punonjësit e policisë ofrojnë, janë të shumta. Por kryesorja aspekti financiar dhe ngritja në detyrë.
Pasi kemi raste që punonjës policie që ndodhen në listë pagesat e këtyre grupeve herë pas herë ngrihen edhe në detyrë. Kemi rastin e atyre zyrtarëve të policisë të postës ë Himarës apo drejtori i qarkut Vlorë.
Kemi rastet e ngjarjeve në Elbasan, ku u arrestua një zyrtarë i policisë e deri rasti i fundit të agjentit të operacionales që i shërbente me devotshmëri Martinajt.
Unë mendoj se viti 2015-2016, kanabizimi i vendit, është dëmi më i madh që i është bërë policisë së shtetit, në implikimin e tyre në grupet kriminale që disa vazhdojnë i shërbejnë edhe në pozicione drejtuese” shprehet ai për “5pyetjet.al”.