-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E “mori në qafë” spiuni/ Kapet 5 kg heroinë në Kukës

Kryesoret

Ditën e sotme janë sekuestruar në Morinë rreth 5.1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Vihet në pranga 42-vjeçari që transportonte lëndën narkotike. Droga u sekuestrua në automjetin tip “Golf 6”, me drejtues Abdulla Ahmetin banues në Preshevë për të cilin disponohej informacion në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit