-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katet pa leje? Rama sulmon të vetët: Policia dhe IKMT janë mbushur me “llum”

Kryesoret

Brenda policisë dhe Inspektorateve ka “llum”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama duke folur për ndërtimet pa leje.

Ai tha se aksioni do të shtrihet edhe në bregdet me formulën e propozuar me tre opsione, ndryshe sa ndodh me njerëzit e thjeshtë.

Llumi në drejtësi bashkë me “llumin” në policinë e shtetit dhe inspektorate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna te ndërtuesit e mëdhenj e mbyllin me para çështjen njerëz që kanë ndërtuar pa leje një gardh apo një mur. Por e kanë të pamundur të veprojë për katet pa leje në mes të Tiranës. Janë më pak sesa kanë qenë. Raporti është 1/10. Këta e zgjidhin me prokurorët e korruptuar” tha Rama.

Më pas akuzoi prokurorinë se i jep denoncimet që ka çuar shteti, opozitës në vend që të çojë shkelësit para ligjit. Duket se referenca ishte për inceneratorët.

Dokumentet që duhet të kapë shkelësit, prokuroria ia jep partive që dalin e bëjnë çorap miletin” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit