Autoriteti Rrugor Shqiptar ka raportuar mbi situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut, ku në disa akse ka probleme në qarkullim.
“Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin 🌧 gjatë natës ☁️
📍Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë💦duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10🛣
🦺Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës💦tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme✔️
🚧Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete 🚜e punëtorë🦺janë në terren pa ndërprerje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet”, njofton ARRSH.