Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.
Ai u shpreh se fokusi i bisedimeve të tyre ishte kriza e energjisë e shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë dhe nga inflacioni.
“Diskutuam për raportin me krizën e shkaktuar nga lufta dhe mbi të gjitha me inflacionin. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marr hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financer të vendit të lehtësojmë dhimbjen.
Pjesë e kësaj është komunikimi dhe duke vijuar me masat që kemi marrë dhe duke pasur parasysh njerëzit e zakonshëm dhe ata që kanë më pak mundësi, dhe ata që kanë mundësi më shumë të mbajnë një barrë më shumë në këtë”, tha Rama.