-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti: Në Shqipëri shkelen të drejtat e punonjësve

Kryesoret

Të drejtat e punonjësve nuk janë përmirësuar në Shqipëri gjatë viteve 2020-2021 duke mbetur në nivelin 3.

Raporti është sipas indeksit të të Drejtave Globale të Punonjësve që hartohen nën kujdesin Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave dhe ILO-s.

Vlerësimi me 3 i Shqipërisë tregon se, të drejtat e punonjësve shkelen në mënyrë të rregullt.

Indeksi tregon se në Europë, e drejta për grevë dhe e drejta për të negociuar kolektivisht kanë qenë më të shkelurat.

Nëpërmjet ratifikimit të Konventave të ILO-s, qeveritë e Europës Qendrore dhe Lindore u angazhuan për zbatimin e të drejtave të punëtorëve.

Por në realitet, shumë punonjës në Europën Juglindore përballen me dhunim të të drejtave.

Ndërmjet viteve 2020 dhe 2021, Hungaria shënoi përkeqësim të indeksit nga 3 në 4, duke treguar një rritje të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

Situata nuk është përmirësuar gjatë vitit të kaluar dhe indeksi vazhdon të tregojë një “shkelje sistematike të të drejtave”.

Edhe Serbia dhe Rumania kishin të njëjtin rezultat. Dy vende që arritën zhvillime pozitive midis 2020 dhe 2021, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Shqipëria, Bullgaria dhe Polonia u renditën gjithashtu në kategorinë 3, pa ndryshime të mëdha.

Kroacia, Çekia, vendet baltike, Sllovakia, Mali i Zi dhe Moldavia u renditën në nivelin 2 të indeksit, me “shkelje të përsëritura të të drejtave”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit