-sidi education-spot_img
27.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama publikon mesazhin e qytetarit: Do të ishte e padrejtë të mohoheshin ndryshimet në Shqipëri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të dërguar nga një qytetar, i cili shpreh vlerësim për ndryshimet që ka përjetuar Shqipëria ndër vite.

Postimi vjen në një kohë kur në Tiranë po vijojnë protestat prej disa ditësh dhe ka ngjallur diskutime në opinionin publik.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë.
Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos @mr.elprofe
Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.
Jo për t’i bërë lajka.
Jo për të bindur askënd.
Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.
Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.
Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.
Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte.
As që nuk janë bërë gabime.
Por për sqarim:
Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.
Nuk jam as i shitur.
As i blerë.
Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.
Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.
Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.
E di që do shahem.
Por s’ka problem.
Sepse në fund të fundit:
I shari shan.
I mençuri mendon.
I Carried The Storm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit