-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Abuzim skandaloz, zyrtarët e shëndetësinë duhet të ishin në burg

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook shkruan se koncesionet e shëndetësisë po gllabërojnë lekët e shqiptarëve.

Referuar një raporti nga kontrolli I lartë I shtetit Blushi shkruan se në vitin 2021, për koncensionin e hemodializës dhe nga mosunifikimi i faturave janë paguar 2 milion euro nga Buxheti i Shtetit, për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin më të fundit, konstaton se në vitin 2021, për koncensionin e hemodializës dhe nga mosunifikimi i faturave janë paguar 2 milion euro nga Buxheti i Shtetit, për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë vihet në dukje nga KLSH për të disatin vit radhazi.

Gjithashtu deputeti i PL thotë se zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të ishin në burg për abuzim flagrant me fonde publike.

Në një vend ku drejtësia nuk do të ishte nën kontrollin e Kryeministrit, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të ishin në burg për abuzim flagrant me fonde publike në favor të kompanive të lidhura direkt me Edi Ramën.

Shëndetësia është sot më keq se kurrë sepse koncensionet dhe PPP-të u ideuan nga Edi Rama si mjet për zhvatjen e shqiptarëve.

Partia e Lirisë është e vendosur të anulojë koncensionet korruptive dhe që çdo pasuri dhe qindarkë të grabitur nga Edi Rama dhe ministrat e tij t’u kthehet shqiptarëve!“, shkruan Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit