-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata dënon me 15 vite burg dhëndrin e Qazim Sejdinit

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Durrësit ka dënuar me 15 vite burg, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin.

Dhëndri i Qazim Sejdinit vrau shokun e tij të ngushtë Florian Lamçe. Ngjarje ka ndodhur në vitin 2020 në Elbasan.

Adriano Hajdari, i cili ka pasur rol ndihmues në krim është dënuar me 8 vite burg. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit