Pas mbylljes së kolegjit turk “Mehmet Akif” dhe kompshtit “Turgut Ozal”, kanë reaguar edhe mediat turke.
“Takvim”, raporton se qeveria shqiptare vendosi për mbylljen e këtyre ty institucioneve arsimore me urdhër të Erdogan.
“Shkollat u mbyllën pas përpjekjeve diplomatike të Turqisë. Menjëherë pas vizitës së Presidentit Erdogan në Ballkan filloi edhe mbyllja e aktivitetit të tyre duke u përzëënë prej andej. Pas kopshtit të kompanisë Turgut Ozal, u mbyll edhe kolegji “Mehmet Akif””, shkruan Takvim në faqen e saj.
Të njëjtën gjë kanë raportuar edhe gazetat “Aksam” si edhe televizioni shtetëror turk, TRT.
Kujtojmë që këto dy institucione u mbyllën më 22 shtator me vendim të këshillit të mitrave.
Kolegji “Mehmet Akif” dhe kopshti “Zubeyde Hanim” në Shqipëri janë pjesë e institucioneve arsimore “Turgut Ozal”, ku përfshihen kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, universiteti “Epoka” dhe një konvikt për studentët.