-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vllaznia e femrave arrin kualifikimin historik në grupet e Champions League

Kryesoret

Një arritje e rrallë dhe e jashtëzakonshme është ajo e ekipit të femrave të Vllaznisë së Shkodrës, ku pas një fitoreje me rezultatin 2-1 përballë Vorskla Poltava, ato kanë arritur të kualifikohen në fazën e grupeve të Champions League.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve, e luajtur po në Shkodër për shkak të situatës në Ukrainë, kishte përfunduar në barazim me shifrat 1-1.

Vendaset e Vllaznisë do të merrnin të parat epërsinë, me një krosim nga Doçi dhe finalizim të saktë me kokë nga Patterson.

Drejt fundit të ndeshjes, ukrainaset do të vendosnin ekuilibrin me Korsun dhe fati i takimit, u duk se do të ishte ai i kohës shtesë.

Por, Berisha, pati të tjera plane për Vllazninë, kur në minutën e 88-ë, me një goditje tepër të saktë nga jashtë zone, i dha kualifikimin Vllaznisë.

Një kualifikim ky historik në futbollin e femrave, i paarritur më parë nga asnjë ekip shqiptar dhe që e ngre flamurin e futbollit të vajzave në një tjetër nivel.

Vllaznia do të jetë kështu pjesë e grupeve të kompeticionit më prestigjioz kontinental, UEFA Champions League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit