Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për Kontrast ka folru dhe për marrëdhëniet e tij me SHBA-të dhe ambasadoren Yuri Kim.
Ai ka treguar se me këtë të fundit ruan një marrëdhënie korrekte.
“Marrëdhëniet e mia e kam thënë, kanë qenë dhe mbeten gjithnjë shumë të mira. Po me ambasadoren? Besoj se janë mjaft korrekte dhe të hapura”, tha Meta.
Kim javën e kaluar ka zhvilluar një takim me Metën në selinë e Partisë së Lirisë. Sipas Metës kjo ka konfirmuar se marrëdhëniet mes tyre nuk janë të krisura.